Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan në samitin e Kazakistanit. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Putin ka sugjeruar që Turqia mund të përdoret si një qendër për të shpërndarë gazin rus në Evropë.
Në takimin me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai tha se rruga nëpërmjet Turqisë rezulton të jetë mënyra më e besueshme për të çuar gazin në BE.
Furnizimi me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream nga Rusia në Gjermani është ndërprerë që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe u ndal plotësisht pas një shpërthimi në tubacionin nën Detin Baltik, i cili besohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm sabotimi.
Të mërkurën, Putin tha se vëllimet e humbura nga gazsjellësi Nord Stream mund të zhvendosen në rajonin e Detit të Zi, duke e bërë Turqinë qendrën më të madhe për furnizimet me gaz në Evropë.