Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takoi ambasadorin e SHBA/ Veseli propozon pezullimin e taksës për Serbinë

2019/01/28 at 7:48 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Takoi ambasadorin e SHBA/ Veseli propozon pezullimin e taksës për Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se taksa prej 100 për qind, e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për disa arsye.

“Taksa doganore nuk duhet të hiqet, por ajo duhet të pezullohet për 120 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të vihen në fuqi disa kushte konkrete për pezullimin e saj. Dhe nëse pas 120 ditësh nuk kemi një situatë të re, ku sjelljet e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës ndryshojnë rrënjësisht, atëherë e njëjta taksë vazhdon, por edhe vendimet e tjera që me automatizëm dërgojnë në reciprocitet të plotë me këto dy vende”, ka thënë Veseli, në një shkrim të publikuar në Facebook.

Deklarata e Veselit vjen pas një takimi që ai ka pasur sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

Veseli ka thënë se interesat amerikane në Kosovë janë edhe interesa të Kosovës dhe po ashtu interesat e Kosovës janë edhe interesa të SHBA-ve, ndërsa ka shtuar se ky është një fakt i pamohueshëm dhe kështu do të mbetet gjithmonë.

“Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me SHBA-të e as me BE-në. Përkundrazi! Gjuha e kushtëzimeve ndaj partnereve tonë kryesorë strategjikë si SHBA dhe BE nuk do ta ndihmojë Kosovën as në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, e as në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Veseli.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës vendosi në nëntor të 2018-ës, taksën doganore për produktet e Serbisë nga 10% të shkojë në 100%, duke i dhënë një goditje “bombastike” transportit të mallrave mes dy vendeve. Taksa doganore 100 për qind u vendos edhe për të gjitha importet me prejardhje nga Bosnje Hercegovina, ndërsa u përjashtuan nga taksa vetëm produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Etiketa: Kadri Veseliproduktet serbepropozimi i pezullimit te taksestakimi me ambasadorin amerikan

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

11 Korrik, 2025 6:56 pm
Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend
Aktualitet

Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend

11 Korrik, 2025 6:38 pm
Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
Aktualitet

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

11 Korrik, 2025 6:09 pm
Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
Aktualitet

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

11 Korrik, 2025 5:44 pm
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
Aktualitet

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

11 Korrik, 2025 4:57 pm
Para
Myslimanët nisin peticion kundër kompanisë gjigante të atleteve Nike

Myslimanët nisin peticion kundër kompanisë gjigante të atleteve Nike

Greqia do të miratojë pranimin e Maqedonisë në NATO

Greqia do të miratojë pranimin e Maqedonisë në NATO

Ju nuk e dini, por princi George e thërret veten me pseudonim të çuditshëm

Ju nuk e dini, por princi George e thërret veten me pseudonim të çuditshëm

TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com