Aktualitet

Takoi ambasadoren e SHBA Yuri Kim, Begaj zbardh takimin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 29/09/22 |
Opi Nion

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Begaj thotë se me Kim ka diskutuar për çështjet e bashkëpunimit dypalësh si energjia, siguria, reforma në drejtësi dhe sfidat aktuale globale.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.”-shkruan Begaj./Opinion.al

Pas