SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord për një armëpushim në Sirinë jugperëndimore, që do të hyjë në fuqi më 9 korrik në mesditë në Damask, njoftoi sot ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Deklaratën, Lavrov e bëri pas takimit mes dy liderëve botërorë, presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, në Hamburg, ku po mbahet samiti i G-20.