Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi SHBA-Karta e Adriatikut: Ballkani mbetet subjekt i ndikimeve malinje

2024/09/18 at 6:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi SHBA-Karta e Adriatikut: Ballkani mbetet subjekt i ndikimeve malinje

Në Tiranë, shefat e Shtabeve të ushtrisë të vendeve të rajonit, pjesë të nismës SHBA-Karta e Adriatikut theksuan sot se “Ballkani mbetet subjekt i ndikimeve malinje”. Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher Cavoli, deklaroi se takimi i sotëm, ishte një mundësi për t’u angazhuar në dialog e për t’u përqëndruar “në këtë pjesë kritike të Europës”,

Karta e Adriatikut përfshin si anëtare të saj 5 vende të Ballkanit, me Kosovën që ka statusin e vëshguesit, ndërsa Serbia nuk është pjesë e saj. Takimi i sotëm në Tiranë, i bashkëkryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare gjeneralmajor Arben Kingji dhe gjenerali amerikan Christopher Cavoli, pati në qendër rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto, si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës si dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të Nato-s për vendet partnere, e po ashtu dhe zhvillimet në mjedisin e sigurisë me fokus rajonin e Ballkanit, të cilin gjenerali amerikan e përkufizoi si “një pjesë kritike të Europës“.

Në fjalën e tij të shkurtër në hapje të konferencës ai tha se “vendet pjesmarrëse janë të gjitha të angazhuara për të cuar përpara parimet e Kartës së OKB dhe vlerave themelore të cilat për ne janë shumë të shtrenjta. Sot kjo është më e rëndësishme se kurrë”, nënvizoi ai.

Në deklaratën e përbashkët të takimit theksohet se “Ballkani Perëndimor mbetet subjekt i ndikimeve malinje, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Në këtë drejtim, vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirja janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik dhe ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përparojmë drejt këtij qëllimi.”

Edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë takimit u shpreh se “rajoni nuk duhet të mbetet peng i së shkuarës”, duke konsideruar “thelbësore që të tejkalohen problemet etnike, kulturore, e politike që kanë qenë vetëm shpesh burim konfliktesh në të shkuarën. Mësimet duhet t’i kemi nxjerrë, edhe pse shpeshherë, dëgjojmë zëra përçarës, “partnerë të vlerave perëndimore në deklarata, por idhtarë dhe shërbëtorë të dukshëm të luftës hibride të Lindjes”, në realitet dhe në praktikë. Këto zëra nxisin grupet ultra-nacionaliste e kriminale dhe vendosin në pikëpyetje shpesh stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë”.

Për presidentin Bajram Begaj “bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një gur themeli për të gjitha përpjekjet tona. Falë këtij partneriteti strategjik, të qëndrueshëm e të fortë, ne kemi sigurinë dhe besimin se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i paqes dhe stabilitetit”.

Si presidenti Begaj ashtu dhe ministri i Mbrojtjes Vengu, e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Kingji, i mëshuan anëtarësimit të Kosovës në këtë nismë duke vlerësuar se një akt i tillë do t’i shërbente dhe më mirë sigurisë në rajon.

Ndërsa në deklaratën përfundimtare të takimit vihet në dukje se “integrimi në NATO i të gjitha vendeve aspirante në Evropën Juglindore është një nga qëllimet kryesore të Iniciativës. Në këtë kuptim, ne mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe mbështesim aspiratat e vendeve aspirante të mbetura nga Evropa Juglindore drejt anëtarësimit në NATO, duke respektuar nevojën për dialog të brendshëm”./VOA

Ju sugjerojmë

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
Bota

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

13 Janar, 2026 10:53 pm
“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton
Bota

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton

13 Janar, 2026 10:21 pm
Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë
Bota

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

13 Janar, 2026 10:15 pm
VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
Kronikë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 9:51 pm
Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë
Aktualitet

Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë

13 Janar, 2026 9:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

13 Janar, 2026 7:26 pm
Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
Bota

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

13 Janar, 2026 6:34 pm
“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
Bota

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

13 Janar, 2026 5:30 pm
Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Aktualitet

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

13 Janar, 2026 5:06 pm
Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
Para
Grupi BALFIN në Balkanomics: Përqafojmë standardet ESG dhe punojmë për një të ardhme më të qëndrueshme

Grupi BALFIN në Balkanomics: Përqafojmë standardet ESG dhe punojmë për një të ardhme më të qëndrueshme

Budapesti mohon se pajisjet komunikuese që shpërthyen në Liban ishin prodhuar në Hungari

Budapesti mohon se pajisjet komunikuese që shpërthyen në Liban ishin prodhuar në Hungari

Rama bën ndryshime në qeveri, emrat e rinj

Rama bën ndryshime në qeveri, emrat e rinj

TE FUNDIT

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
13 Janar, 2026

Pas një ndërprerjeje prej gati dy dekadash, të rinjtë kroatë po thirren sërish për shërbim ushtarak. Pse e ndryshoi Kroacia...

Lexo më shumë

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton
13 Janar, 2026

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton  nuk do t’i binden thirrjes së Kongresit për të dëshmuar në kuadër të...

Lexo më shumë

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë
13 Janar, 2026

Tre skiatorë u bllokuan sot nga ortekët në Austri. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kanë humbur jetën dhe mes tyre ishte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
13 Janar, 2026

Ky është momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci është arratisur me vrap nga spitali i Durrësit ditën e sotme, ku bashkë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com