Pas takimit 90 minutësh të mbajtur të dielën në Presidencë mes Ilir Metës e kryeministrit Edi Rama, e para që ka reaguar ka qenë Kryeministria.
Në reagim bëhet e ditur se: me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Ndërkohë më tej, thuhet se bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës.