Kryesore

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 04/09/20 |
Opi Nion

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump priti sot për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe homologun serb, Aleksandër Vuçiç.

Trump nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me secilin shtet duke synuar rritjen e investimeve amerikane për të stimuluar bashkëpunimin ekonomik mes Prishtinës dhe Beogradit. Trump falenderoi Hotin dhe Vuçiç duke e konsideruar këtë raund negociatash tepër të suksesshëm.

Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë u ndërmjetësuan nga i emëruari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien.

Presidenti serb, Vuçiç ka konfirmuar se gjatë bisedimeve i ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë. Ndërsa kryeministri Hoti nuk hodhi poshtë apo konfirmoi diçka të tillë.

Pas