Paraditen e kësaj të hëne kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur për dy orë në selinë e PS, drejtuesit e qarqeve.
Mësohet se në këtë takim, drejtuesit socialist të qarqeve kanë raportuar për numrin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar që të punojnë më shumë për të rritur numrin e të regjistruarve sidomos në qarqet ku numri i emigrantëve është ende i ulur, sipas të dhënave në KQZ.