Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi në Hauai, cilat janë mosmarrëveshjet mes SHBA dhe Kinës

2020/06/18 at 3:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi në Hauai, cilat janë mosmarrëveshjet mes SHBA dhe Kinës

Mosmarrëveshjet midis Kinës dhe ShBA për Hong Kongun, Tajvanin dhe Xinjiangun u diskutuan dhe mbizotëruan të mërkurën në një takim midis diplomatëve të lartë nga të dy vendet, në Hauai, pavarësisht njoftimit të Pekinit se dialogu kishte qenë ‘konstruktiv’, me arritjen e një marrëveshjeje për përmirësimin e lidhjeve bilaterale .

Yang Jiechi, një anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste, i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo, se Pekini ishte i vendosur të vazhdojë përpara me legjislacionin e sigurisë kombëtare për Hong Kongun. Takimit i’u bashkua edhe sekretari Stephen Biegun, përfaqësuesi special i SHBA për Korenë e Veriut.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian tha se Yang i tha Pompeos se Kina ishte e angazhuar për ndërtimin e një marrëdhënie jo-konfrontuese dhe reciprokisht të respektueshme me SHBA, por Kina gjithashtu do të mbronte me vendosmëri territorin e saj, sigurinë dhe interesat e zhvillimit.

Zhao tha se Yang kishte shprehur gjithashtu qëndrimin e Kinës ndaj Hong Kongut, Tajvanit dhe Xinjiangut, duke përsëritur se miratimi i legjislacionit të sigurisë kombëtare në Hong Kong ishte një çështje e brendshme. Yang gjithashtu i tha Pompeos se Tajvani ishte një pjesë e Kinës, dhe shprehu kundërshtim ndaj një ligji të ri mbi Xinjiangun të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump në të njëjtën ditë.

Një raport i medias së drejtuar nga shteti kinez, tha që Yang dhe Pompeo patën një diskutim të thellë mbi marrëdhëniet Kinë-SHBA, dhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me shqetësim të përbashkët. ‘Të dy palët kanë shprehur qëndrimin e tyre dhe besojnë se ky është një dialog konstruktiv,’ tha ai.

‘Si SHBA ashtu edhe Kina ranë dakord të ndërmarrin veprime për të zbatuar me seriozitet konsensusin e arritur nga udhëheqësit e tyre dhe për të vazhduar komunikimin’.

Të dy diplomatët kanë darkuar të martën dhe takimi zgjati rreth shtatë orë.  Në ditën e takimit të diplomatëve, Trump nënshkroi ligjin që autorizonte sanksione zyrtare për Kinën në lidhje me internimin masiv të grupeve etnike myslimane në rajonin autonom në veriperëndim të Kinës./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli
Bota

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli

21 Janar, 2026 3:44 pm
Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
Bota

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

21 Janar, 2026 3:39 pm
Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Bota

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

21 Janar, 2026 3:11 pm
Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
Kryesore

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

21 Janar, 2026 2:24 pm
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

21 Janar, 2026 1:26 pm
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

21 Janar, 2026 12:48 pm
Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Para
Protestat/ Kolegji i Oxford-it mbështet heqjen e statujës

Protestat/ Kolegji i Oxford-it mbështet heqjen e statujës

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrton 180 çështje emergjente

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrton 180 çështje emergjente

Meta fton Këshillin e Ambasadorëve dhe Fondacionin “Soros” në takim

Shoqërimi i gazetarit nga policia/ Meta:Të ndëshkohen autorët e këtij akti

TE FUNDIT

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
21 Janar, 2026

Gjatë fjalës së tij nga Davosi, presidenti i SHBA rriti presionin për marrjen e Groenlandën. “Nëse na thoni ‘po’ do...

Lexo më shumë

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump po mban fjalën e tij në Forumin Ekonomik të Davosit. Gjatë fjalës së tij, Trump, u tall me...

Lexo më shumë

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
21 Janar, 2026

"Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit". Kështu...

Lexo më shumë

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
21 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Europa “nuk po shkon në drejtimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com