Kryesore

Takimi me Varhelyi/Basha:Ndryshimet e Kodit shembën themelet e 5 qershorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:55 - 07/10/20 |
Al Do

Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi takoi sot gjatë vizitës së tij në Shqipëri edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Biseda e tyre ishte e fokusuar në cështjet e integrimit dhe reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria.

Në një status në Facebook, kryedemokrati Basha zbulon detaje të takimit. Ai shkruan se gjatë bisedës me komisionerin Varhelyi i ka thënë atij se ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara në Kuvend nga mazhoranca cënojnë rëndë standartin e zgjedhjeve.

Pata kënaqësinë të pres sot Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Pasi e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë e informova për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsionin që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj. Në këtë situatë të vështirë ndihma e BE-së është jetike për të rritur mirëqenien dhe mbështetur sipërmarrjen.

Me Komisionerin e Zgjerimit diskutuam dhe për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës. PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit.

E sigurova Komisionierin Varhelyi se për Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre.”, shkruan Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë të Komisionit Europian erdhi pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë në kuadër të zgjerimit.

Më herët ai ishte në Kuvend ku mbajti edhe fjalën hapëse të seancës. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi tha se ndryshimet e bëra të hënë në Kodin Zgjedhor do të shihen me mendje të hapur nga Komisioni Europian pasi ato nuk pengojnë koalicionet paszgjedhore. Ai theksoi gjithashtu se reforma zgjedhore është kush kyç i Bashkimit Europian për konferencën e parë ndërqeveritare dhe nxiti palët që t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit. /Opinion.al

Pas