Kryesore

Takimi me Scholz në Selanik e përplasjet politike në Shkup, Rama: Sherr mejhaneje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 12/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje homologun e tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas sulmeve për shtrëngimin e duarve me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se  është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup, pasi ironizoi bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkruan Rama.

Kujtojmë se teksa kryeministri mikpritës grek Mitsotakis e prezantoi Scholz-in me kryeministrin shqiptar dhe Dimitar Kovaçevskin si kryeministër të Maqedonisë, Rama iu bashkua bisedës me një shënim, “e ardhmja, e ardhmja Bullgaria perëndimore”./ Opinion.al

 

Pas