Kryeministri Edi Rama është takuar pak minuta më parë në “Vilën 31” në Tiranë me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.
Mediat kosovare shkruajnë se kryeministri i Kosovës u largua në mes të konferencës për media duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.
Ndërkohë, nuk dihen ende arsyet e këtij takimi që po zhvillohet mes dy liderëve./Opinion.al