Pasditen e sotme ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar përreth 30 minuta me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.
Pas përfundimit të takimit, Kim është shprehur se kanë biseduar për forcimin marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Postimi i Yuri Kim:
Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në Demokraci, Mbrojtje dhe Biznes. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë! #KrahPerKrah
/ Opinion.al