Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka reaguar pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Në një status në “Twitter”, Kim bën me dije se në takim është diskutuar për çështjet kryesore të marrëdhenieve SHBA-Shqipëri.
Po ashtu Kim thekson se roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë
“Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kryesore në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”-shkruan Kim.