Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me presidenten e KE-së Ursula von der Leyen.
Pas përfundimit të takimin me von der Leyen, ai shkroi në rrjetet sociale se përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal në optikën e Procesit të Berlinit ishin temat kryesore që u diskutuan mes tyre.
“Prita sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.
Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Begaj në postimin e tij në “Facebook”./Opinion.al