Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi me ndërkombëtarët, Vuçiç: Një nga ditët më të vështira për Serbinë

2023/01/21 at 8:32 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi me ndërkombëtarët, Vuçiç: Një nga ditët më të vështira për Serbinë

Presidenti i Serbisë Aleksanër Vuçiç e ka cilësuar si një nga ditët më të vështira, takimin me pesë ndërmjetësit ndërkombëtarë në Beograd dhe bisedimet lidhur me propozimin për marrëveshje Kosovë-Serbi.

Sipas “N1”, të hënën, Vuçiç do t’iu drejtohet qytetarëve lidhur me bisedimet në takimin e së premtes me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që udhëhoqi delegacionin e përbërë nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e presidentit të Francës, kancelarit gjerman dhe të kryeministres italiane.

“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë dhe kurrë nuk kam fshehur nga njerëzit në Serbi kur ndodhin gjëra të tilla. Ne do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë na duhet unitet dhe nga ata që e prisja për shkak të përgjegjësisë që duhej të tregonin, përkatësisht përfaqësuesit tanë politikë, këtë nuk e morëm. Fatkeqësisht ata zgjodhën të shkojnë kundër Serbisë edhe këtë herë. Ne do ta ruajmë dhe mbrojmë Serbinë”, ka thënë Vuçiç.

Ai pohoi se ka “shqetësim dhe rezervë për një çështje e rëndësishme”, por nuk dha më shumë detaje, meqë tha se nuk mund të flasë për këtë pasi propozimi nuk është publik.

Vuçiç u tha gazetarëve se gjatë takimit me diplomatët perëndimorë “ishte përballur pa mëdyshje me problemet dhe sfidat” që do t’i viheshin Serbisë nëse nuk pajtohej me planin e propozuar.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë në Beograd, “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

“Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak.

“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai.

Paraditen e 20 janarit, pesë diplomatët qëndruan në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, në një deklaratë para mediave, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak të premten në Prishtinë.

Ndërkohe, nga kabineti i kryeministrit Kurti thanë se për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilin kryeministri Kurti e vlerëson si “bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”.

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Gjyshi i bërtet se rrinte në celular, nipi e vret dhe poston videon në WhatsApp

Ngec në mekanizimin e betonieres, ndërron jetë tragjikisht shqiptari në Itali

Dëbora e parë zbret në Dajt

Dëbora e parë zbret në Dajt

Protesta në Suedi/ Digjet Kurani, reagon ashpër Turqia: Sulm i ndyrë

Protesta në Suedi/ Digjet Kurani, reagon ashpër Turqia: Sulm i ndyrë

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com