Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi me Kim, Balla: Do punojmë për kuadrin ligjor të financimin të partive politike

2022/09/16 at 3:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Kim, Balla: Do punojmë për kuadrin ligjor të financimin të partive politike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbardhur takimin e zhvilluar në kryesinë e Kuvendit me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në një status në rrjetet sociale, Balla shkruan se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu Balla bën me dije se do vazhdojë puna me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

“Gjithmonë të frytshme takimet me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike.

Jemi mirënjohës SHBA-ve dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.

Kujtoj se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në dhjetor 2019 një Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke i’u referuar pikërisht këtyre kërcënimeve dhe duke u kërkuar institucioneve marrjen e të gjitha masave mbrojtëse dhe parandaluese”-shkruan Balla.

Ju sugjerojmë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Para
Ndriçimi natyral, TEG rrit me 50% efikasitetin energjitik

Ndriçimi natyral, TEG rrit me 50% efikasitetin energjitik

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

Britania nuk fton Putinin në funeralin e Elizabeth II, Kremlini: Vendim imoral 

Britania nuk fton Putinin në funeralin e Elizabeth II, Kremlini: Vendim imoral 

TE FUNDIT

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com