Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi me investitorët, Rama: Protestat e opozitës si koncerte

2019/06/18 at 3:39 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me investitorët, Rama: Protestat e opozitës si koncerte

Megjithëse ka thënë në disa studio se nuk e komenton kundërshtarin e tij politik jashtë kufijve të Shqipërisë, Kryeministri Rama nuk nguroi sot ti quajë ‘koncerte’ protestat e opozitës në një forum ku po merr pjesë në Londër. Ai lajmëroi dje pjesëmarrjen në një forum mbi mundësitë e investimit në Ballkanin Perëndimor dhe zgjodhi të joshte investitorët në një mënyrë aspak të përgjegjshme për një kryeministër.


“Madje protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike. Sepse ndodhin si të ishin koncerte, të shtunave në orën 8:00. Kështu që nëse doni, prenotoni dhe mund ta shikoni. Nuk është i gjithë vendi në flakë, ata vijnë aty, hedhin molotovët e tyre, por nëse qëndroni në distancë, mund ta shijoni dhe këtë nuk e gjeni në Europë në këtë moment” tha Rama.

Kryeministri i tha të pranishmëve se në Shqipëri nuk po ndodh një revolucion por një protestë politike. Paralelizimi i aksionit të opozitës me një revolucion bëhet në fatk për herë të parë nga vetë kryeministri, por nuk është edhe aq korrekt sepse revolucionet ndodhin për të rrëzuar regjime. Në rast se në Europë do të mendonin se në Shqipëri po ndodh një revolucion atëherë do të mendonin që këtu është instaluar edhe një regjim.

Rama shtoi në fjalën e tij për të joshur investitorët se Shqipëria është një prej vendeve më pro europiane në rajon pasi nuk kemi asnjë parti anti-europiane.

“Ne jemi vendi më pro europian në rajon. Kemi myslimanë dhe të krishterë, por myslimanët tanë janë pa dyshim më europianë se sa votuesit e partisë së Marine le Pen. Nuk ka asnjë parti anti europiane. Ne jemi pjesë e Europës, jemi të rrethuar nga shtetet e Bashkimit Europian” tha ai.

Kjo retorikë, tepër populiste kur vihet përballë njerëzve të botës së biznesit dhe sipërmarrjeve, presupozon se nëqoftëse një vend ka parti ‘anti-europiane’ (koncept që në vetvete ka nevojë për shtjellim pasi është tepër i interpretueshëm) atëherë ai është ‘anti-europian’ dhe jo i përshtatshëm për investime. Domethënë lini Holandën, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë e pothuajse gjithë vendet europiane e hajde investoni në Shqipëri. A thua se investitorët shqetësohen më shumë për nivelin e europianizmit sesa për sigurinë e sistemit gjyqësor që ka vendi, stabilitetin e tij financiar dhe taksat. Këto të fundit mbetën ende të paditura për ata që kishin ardhur të dëgjonin për Shqipërinë. /Opinion.al

Etiketa: forumi ne Londeropozitarama


Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Sulmi në Gjirin e Omanit/ SHBA publikon foto të reja që implikojnë Iranin

Sulmi në Gjirin e Omanit/ SHBA publikon foto të reja që implikojnë Iranin

KLGJ e KLP, Ambasada amerikane: Presim zgjedhjen e anëtarëve

Ambasada e SHBA reagon për protestën e 21 qershorit

Ekipet Shqiptare njohin kundërshtarët në Europa League

Ekipet Shqiptare njohin kundërshtarët në Europa League
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com