Aktualitet

Takimi me drejtorët e Policisë, Çuçi: Tolerancë zero për kultivimin e kanabisit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 22/04/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon drejtorët e policive të Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit e Korçës.

Ai deklaroi se takimi ishte bërë për një analizë të plan-veprimit për 4-mujorin e parë të vitit.

Ndër të tjera Çuçi u shpreh se policia do të ketë tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit.

“Sot ishte për të bërë një analizë me Drejtorin e Përgjithshëm dhe me gjithë drejtorët e Shqipërisë, po themi qendrore rajonalë, qoftë shefash komisariatesh dhe bëjmë një analizë të plan-veprimit që kishim për 4-mujorin e parë dhe për të lënë detyrat për 4 mujorin e ardhshëm. Fokusi në këtë periudhë lidhet me luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe e bëmë të qartë edhe njëherë që këtu toleranca është zero. Besoj se policia tashmë ka të gjithë mundësinë, aftësinë dhe mënyrat për ta  minimizuar në maksimume historike këtë fenomen negativ. Kështu që ishte një takim pune i zakonshëm siç ju thashë dhe besoj se përbën interes për publikun kjo gjë, por nuk është ndonjë takim i jashtëzakonshëm”,-tha ministri Çuçi./Opinion.al

Pas