Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, SHBA: presim përparim të dukshëm drejt marrëveshjes

2023/02/26 at 7:14 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi me Kurtin në Bruksel, Vuçiç: Absolutisht asnjë marrëveshje me Prishtinën

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka thënë të dielën presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes një bisede telefonike, Chollet i ka thënë Vuçiçit se pret që takimi i 27 shkurtit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, të jetë konstruktiv, dhe me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Chollet ka folur edhe për nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën, në kuadër të dialogut, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Chollet i ka thënë edhe Kurtit një ditë më parë se tani është koha që të diskutohet për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Vuçiç është cituar t’i ketë thënë Cholletit se pret një takim shumë të vështirë, mirëpo që Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe që në këtë kontekst, ai është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të BE-së.

Propozimi i BE-së pritet të jetë pjesë e agjendës së takimit Kurti -Vuçiç ditën e hënë, plus edhe diskutimi për marrëveshjet e arritura deri më tani.

Më 26 shkurt, tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i kanë thënë Kurtit përmes një letre se, e kanë mirëpritur vendimin e tij për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve, dhe e kanë përmendur nevojën e madhe për krijimin e kushteve drejt finalizimit dhe zbatimit të saj.

I njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Çfarë parasheh propozimi evropian?

Duke e përmendur rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve dhe arritjes së pajtueshmërisë, Macron, Scholz dhe Meloni, kanë thënë se janë të bindur që nga një përparim i tillë përfitojnë qytetarët, si dhe avancohet rruga e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./REL

Ju sugjerojmë

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
Bota

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

30 Qershor, 2025 9:34 am
Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
Aktualitet

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

30 Qershor, 2025 9:28 am
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
Bota

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

30 Qershor, 2025 9:10 am
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rajoni

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 Qershor, 2025 8:58 am
Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
Bota

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

30 Qershor, 2025 8:47 am
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Para
Berisha: Pseudo-reforma e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, korrupsioni më i madh

Berisha: Pseudo-reforma e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, korrupsioni më i madh

Berisha: Dhjetra tendera të fituar nga baxhanaku i Ramës, Olsi më peshkaqeni

Berisha: Dhjetra tendera të fituar nga baxhanaku i Ramës, Olsi më peshkaqeni

Efektiv i forcës ajrore, kush ishte 41-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Kroaci

Efektiv i forcës ajrore, kush ishte 41-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Kroaci

TE FUNDIT

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet, tha kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa...

Lexo më shumë

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
30 Qershor, 2025

Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit...

Lexo më shumë

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor, 2025

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon....

Lexo më shumë

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
30 Qershor, 2025

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com