Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi Kurti-Mitsotakis: Diskutuam rreth forcimit të marrëdhënieve ekonomike e politike

2023/08/22 at 3:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi Kurti-Mitsotakis: Diskutuam rreth forcimit të marrëdhënieve ekonomike e politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në Athinë nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në pallatin Maximos, me të cilin zhvilloi një takim dypalësh.

Mësohet se kryeministri Kurti fillimisht i uroi homologut të tij grek për rizgjedhjen e tij kryeministër dhe mandatin e ri qeveritar, duke ofruar bashkëpunim të ngushtë në tema të interesit të përbashkët.

Kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Greqia gëzojnë marrëdhënie të mira të cilat po përmirësohen vazhdimisht si në rrafshin ekonomik përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare ashtu edhe në rrafshin politik përmes vizitave të shpeshta të krerëve institucional të të dy shteteve.

Sipas Anadolu Agency, dy kryeministrat biseduan edhe për dialogun në Bruksel dhe bashkëpunimin rajonal, ku kryeministri Kurti tha që tashmë kemi marrëveshje porse nevojitet zbatimi i plotë i saj dhe pa kushtëzime.

“Takimi u dominua nga diskutimi në forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Kryeministri Mitsotakis e falënderoi për pjesëmarrjen në darkë Kryeministrin Kurti dhe tha se është i interesuar të forcojë lidhjet ekonomike teksa shprehu interesim për sektorë të ndryshëm të ekonomisë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri veçoi rritjen ekonomike për çerekun e parë të këtij viti që qëndron në 3,9 për qind dhe rënien e shkallës së inflacionit nga 11,9 për qind sa ishte në janar në 2,8 për qind në qershor si dhe progresin në indikatorët e demokracisë. Tha se me strategjinë e re për energjinë, qeveria është zotuar që gjenerimet e reja në energji të jenë nga burimet e ripërtëritshme.

Në takim u bë e ditur se shkëmbimi tregtar me Greqinë vitin e kaluar ishte 308 milionë euro, një rritje prej mbi 40 për qind apo afër 100 milionë euro krahasuar me 2021.

Gjersa shprehu keqardhjen për zjarret që kanë përfshirë një pjesë të Greqisë, kryeministri Kurti po ashtu ofroi ndihmën e Republikës së Kosovës në përballimin me zjarret përmes njësiteve të kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Me ftesë të kryeministrit Mitsotakis mbrëmë u zhvillua një darkë në të cilën ishin të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor si dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Rumanisë Marcel Ciolacu, Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Etiketa: albin kurtigreqikosoveKyriakos Mitsotakis

Ju sugjerojmë

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar
Bota

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar

9 Shtator, 2025 7:01 pm
Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera
Bota

Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

9 Shtator, 2025 6:16 pm
Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza
Bota

Britania thotë se veprimet e Izraelit në Gaza nuk përbëjnë gjenocid

9 Shtator, 2025 5:46 pm
Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor
Bota

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor

9 Shtator, 2025 5:08 pm
Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman
Bota

Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman

9 Shtator, 2025 4:25 pm
Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit
Bota

Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

9 Shtator, 2025 4:08 pm
Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën
Aktualitet

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

9 Shtator, 2025 3:30 pm
Masakra me dy viktima,drejtori i Policisë së Shtetit mesazh për efektivët e Shkodrës
Kronikë

Masakra me dy viktima,drejtori i Policisë së Shtetit mesazh për efektivët e Shkodrës

9 Shtator, 2025 2:39 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt

9 Shtator, 2025 2:01 pm
Moska rinis sulmet, dhjetëra dronë e raketa mbi Ukrainë
Bota

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

9 Shtator, 2025 1:41 pm
Para
Punonjëset e fabrikës në Bathore dërgohen në spital me shenja asfiksie

Pogradec/ Gjendet një 12-vjeçare pa shenja jete në një kasolle pranë banesës

48 gradë Celsius në Sardenjë, anticikloni afrikan Charon kulmon të martën në Itali

E mërkura, dita më e nxehtë e valës afrikane

Zjarret në Greqi, shkon në 26 numri i viktimave

Zjarret në Greqi, shkon në 26 numri i viktimave

TE FUNDIT

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar
9 Shtator, 2025

Një zyrtar izraelit tha se Shtete e Bashkuara ishin informuar paraprakisht për sulmin që u zhvillua në Doha të Katarit...

Lexo më shumë

Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera
9 Shtator, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin...

Lexo më shumë

Britania thotë se veprimet e Izraelit në Gaza nuk përbëjnë gjenocid

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza
9 Shtator, 2025

Britania nuk ka arritur në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, pavarësisht vuajtjeve të tmerrshme të...

Lexo më shumë

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor
9 Shtator, 2025

Krishtlindjet vijnë herët në Karakas dhe kjo nuk ka të bëjë fare me temperaturat. Përkundrazi, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com