Rajoni

Takimi Kosovë-Serbi, Gjuriç: Në Uashington edhe tema të vështira politike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 03/09/20 |
el ida

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se delegacioni i Serbisë në bisedimet me Kosovën në Uashington, është i hapur për një bisedë konstruktive dhe se do të mbrojë “interesat serbe”.

Gjuriç, i cili është pjesë e delegacionit, u tha gazetarëve se delegacioni dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të paraqesin një agjendë të bashkëpunimit ekonomik midis Beogradit dhe Prishtinës. Sipas tij, kjo agjendë mund të ndryshojë plotësisht llojin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.

“Jemi përgatitur për projekte serioze të bashkëpunimit midis nesh dhe Prishtinës. Ne kemi përgatitur një spektër të gjerë të projekteve – projekte të infrastrukturës, dhe një mundësi për biznesmenët e rinj. Por, duke u angazhuar në forcimin e lidhjeve ekonomike, jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë interesat serbe”, tha Gjuriç.

Zyrtari i qeverisë serbe tha se pret që në takimin në Shtëpinë e Bardhë, të vendosen në tryezë të bisedimeve edhe tema të vështira politike.

“Nëse kjo ndodh, të gjithë ata që kanë ndjekur politikën serbe për tetë vitet e fundit mund ta dinë se përgjigja e shtetit serb ndaj propozimeve konstruktive do të jetë me përgjegjësi. Por ne do të jemi gjithmonë të gatshëm, kur është e nevojshme, të refuzojmë atë që nuk është në interes të Serbisë”, tha ai.

Në Shtëpinë e Bardhë, pritet të takohen sot, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Bashkë me ta do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

O’Brien të mërkurën ka thënë se diskutimet në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik./Opinion.al

Pas