Zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee është sot në Tiranë dhe po zhvillon takime me liderët e politikës. Në media u fol edhe për një takim mes tij dhe deputetëve të ashtuquajtur rebelë të PD-së, që nuk ndajnë qendrime të njëjta me Bashën.
Opinion.al ka mësuar se në takim nga ambasada amerikane ishin planifikuar 4 deputetë të opozitës, por më pas plani ka dështuar…
Astrit Patozi ka deklaruar se për arsye personale nuk shkon në takim. Sakaq Eduard Selami nuk ndodhet në Shqipëri, dhe është në USA.
Burimet tona, thanë se Topalli është shprehur se ajo nuk është pjesë e asnjë grupi “të pakënaqurish” dhe nuk ka preferuar ta takojë z. Brian Yee me Majlinda Bregun. Kështu sipas informacioneve të Opinion.al ambasada amerikane ka planifikuar takime të veçanta të z. Brian Yee me Topallin në orën 17:00 dhe gjithashtu do të ketë një takim të veçantë me znj. Bregu. /Opinion.al