Kryesore

Takimi dështoi, Rama: Jemi të gatshëm për hapje të listave, por…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:39 - 07/07/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit 80 minutësh me opozitën parlamentare, ku u diskutua votimi i reformës zgjedhore në Kuvend.

Rama u shpreh se aktualisht nuk ka një marrëveshje me opozitën parlamentare. Sipas Ramës, marrëveshja është një pengesë për opozitën parlamentare.

Ai shtoi se mazhoranca është e gatshme të pranojë kërkesën e opozitës parlamentare për hapje të listave, duke shtuar se duhet arritur një konsensus tripalësh, por asnjëra nuk do të arrijë gjithçka që dëshiron.

Më herët deputetja Rudina  Hajdari theksoi se opozita parlamentare nuk tërhiqte nga kërkesa për listat e hapura dhe se nuk do të votojnë për miratimin e reformës zgjedhore.

A e gjetët gjuhën me opozitën?

Kemi një konflikt në themel, që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën mund të zhvillojmë më tej procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë hapjeje të listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në consensus tre palësh. Në një konsensus të tillë askush nuk do të marrë gjithcka që dëshiron, të tre palët do duhet të pranojnë dicka që nuk dëshirojnë, por është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë në proces. E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në Kuvend, e dyta PS nuk do të angazhohet në proese kapjeje të një vote këtu e një vote atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm për të gjitha partitë. Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se sa pë rata që janë brenda, por askush nuk ka asnjë privilegj, dhe dua të jap një mesazh të qartë se sot është e vërtetë që shumica e shqiptarëve duhet të kenë zë në proces./ Opinion.al

Pas