Aktualitet

Çështja e zyrtarit të FBI, Berisha: Mafia shqiptare është më e rrezikshmja në botë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 25/01/23 |
Opi Nion

Është mbledhur këtë të mërkurë grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i PD, Sali Berisha, në nisje të fjalës së tij ka folur për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së McGonigal, dhe takimet e tij me Ramën.

Ai akuzon Ramën se është i përfshirë në një nga aferat më të zeza të kohërave, ndërsa shton se në 16 faqet e aktakuzës së botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA të paktën 15 i kushtohen Edi Ramës, ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Neza dhe Dorian Duçkës.

Sipas Berishës, çështja e zyrtarit të FBI-së, dëshmon se mafia shqiptare është më e rrezikshmja në botë.

“Edi Rama është sjellë në mënyrën më të pabesë, më jomiqësore ndaj partnerit tonë kryesor strategjik. Duke keqshfrytëzuar, duke trajtuar si aset, në mënyrë të fshehtë një njeri që nuk meritonte kurrë atë post që kishte.

Charles McGonigal ka dy akuza kryesore: njëra është ky, i ngarkuar për të mbikëqyrur Oleg Vladimirovië Deripaskën, një njeri nga më të afërmit e Putinit, në fakt u shndërrua në aset të tij.

Ajo që është akti më i rëndë, një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar këtë zyrtar.

Çfarë dëshmon për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo aferë nga më tronditëset? Kjo dëshmon se mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë.

Se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur. Duke shkelmuar interesat jetike të sigurisë të SHBA, por edhe të NATO-s dhe botës së lirë në tërësi.”

Pas