Aktualitet

Takim me përfaqësues të industrisë automotive,Rama:Një mision do vijë në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 04/12/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Detroit, Michigan, ku  ka zhvilluar një vizitë në organizatën “Automation Alley” , dhe është takuar me përfaqësues të industrisë automotive amerikane.

Rama ka ndarë pamjet nga vizita dhe thotë se kjo organizatë është e interesuar për investime në Shqipëri.

“Sot u mirëpritem nga një grup përfaqësuesish të industrive automotive amerikane ku gjetëm interes për të dëgjuar më shumë. Rama dakord që një mision i Automation Alley” do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër si edhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe transformimin e tregut në një treg të lirë të madh që e favorizon më shumë Shqipërinë”, tha Rama.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i “Automation Alley” tha:

“E kam vizituar Shqipërinë, shqiptarët janë të mrekullushëm, jemi me fat që kemi një komunitet prej 120 mijë shqiptarësh shumë prej të cilëve janë miq dhe bashkëpunëtor, disa prej të cilëve i takuam më herët sot, duam që ta di Shqipëria që ne e vlerësojmë miqësinë tonë me përfitime midis dy vendeve, ne do të punojmë për organizimin e një misioni tregtar në Shqipëri dhe presim me padurim të vijmë për të përfituar nga miqësia dhe ngrohtësia që ka vendi për të ofruar”./Opinion.al

Pas