Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takim konfidencial – Olaf Scholz vizitë në Uashington

2023/03/03 at 9:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takim konfidencial – Olaf Scholz vizitë në Uashington

Kancelari gjerman Olaf Scholz qëndron për një vizitë të shkurtër në Uashington. Me presidentin Biden ai do të bisedojë për konfliktin në Ukrainë, për qëndrimin ndaj Kinës dhe subvencionet amerikane.


Kancelari gjerman Olaf Scholz qëndron për një vizitë të shkurtër pune në Uashington të premten. Me vete ai ka fjalimin e tij për “pikën e kthesës” që mbajti në Bundestag. Në bisedimet me presidentin amerikan, Joseph Biden të premten, kancelarit do t’i nevojiten prova konkrete, se ai ishte vërtet serioz kur premtoi ndryshimin e kursit të politikës gjermane pas sulmit rus në Ukrainë, shkruan agjencia Reuters.

Ndryshe, sipas qarqeve qeveritare në Berlin, bëhet fjalë për një takim paqësor dhe konfidencial me presidentin amerikan – në një atmosferë mundësisht private – për situatën dhe zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, por edhe për shqetësimet e evropianëve për ndikimin e subvencioneve amerikane në ekonominë e Evropës.

Organizimi i pazakontë i vizitës pa u shoqëruar nga gazetarë, shkaktoi menjëherë spekulime të reja për dallime në opinionet transatlantike – veçanërisht pasi këshilltari i sigurisë së Biden, Jack Sullivan e bëri të qartë përsëri në një intervistë, se SHBA do të dorëzojë tanke Abrams në Ukrainë – me vonesë – vetëm sepse Scholz këmbënguli për këtë.

Jo shenjë e krizës

“Por ky lloj organizimi i udhëtimit nuk është shenjë e ndonjë krize në raporte”, i tha Reuters Suda David-Wilp, drejtuese e zyrës së Fondit Marshall Gjerman (GMF). Më mirë është të thuhet se Scholz dhe Biden duan të përdorin mundësinë për të thelluar marrëdhëniet e tyre personale. Uashingtoni ende shikon Berlinin si forcën kryesore për koordinimin ushtarak në Evropë, thotë ajo.

David-Wilp gjithashtu relativizon raportet e mosmarrëveshjeve midis dy qeverive. “E di që zyra e kancelarit dhe Shtëpia e Bardhë janë në komunikim të vazhdueshëm.” Ekipet e Scholz dhe Biden po punojnë ngushtë së bashku.

Fakt është se kanë kaluar vetëm dy javë që kur SHBA dërgoi një sinjal të qartë transatlantik – me praninë e saj deri tani “më të fortë” në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Një e treta e Senatit të SHBA-së ishte në Mynih dhe e lavdëroi Gjermaninë për “piketat” dhe premtimet për të furnizuar Ukrainën me tanket kryesore luftarake të saj Leopard.

“Por kishte ende acarime në Uashington sepse u krijua përshtypja se Shtetet e Bashkuara po vononin dërgesat e tankeve,” thotë Marko Overhaus, një ekspert amerikan në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SVP).

Ukraina dhe Kina

Në terma afatshkurtër, presidenti i SHBA-së dhe kancelari i Gjermanisë duhet të sqarojnë tani se si të veprojnë në rastin e Ukrainës dhe si mund të shmanget pamaturia në komunikim, si ato me tanke, në të ardhmen.

“Por ka edhe çështje afatmesme dhe afatgjata, disa prej të cilave janë shumë të ndjeshme: si rindërtimi i Ukrainës, ndjekja penale e kriminelëve të luftës, por edhe çështja se si mund të duket procesi politik për përfundimin e luftës”, thotë Overhouse. Ndaj edhe pritet një konfidencialitet i lartë në bisedë.

Eksperti i SVP pret që zbatimi i “pikës së kthesës” në Gjermani mund të shndërrohet në problem për palën amerikane. “Ka shumë për të shpjeguar.”

Përveç kësaj, Scholz dhe Biden mund të diskutojnë marrëdhëniet e ardhshme me Kinën. Qeveria amerikane ka paralajmëruar prej ditësh se Kina mund të furnizojë Rusinë me armë. Ndërsa kancelari i ka bërë thirrje Kinës që të mos dërgojë armë në Rusi.

“Këtu mund të shtrohet pyetja, cili është vullneti në Gjermani dhe Evropë që të vendosin sanksione ndaj Kinës në një rast të tillë”, thotë Overhaus. Qeveria në Berlin i ka bërë thirrje Kinës të mos dërgojë armë, por ajo është më e rezervuar, sepse deri më tani nuk ka prova se Kina ka kaluar në të vërtetë vijën e kuqe dhe ka dërguar armë në Rusi.

Subvencionet

Sipas dëshirës së ekonomisë gjermane, Scholz duhet të trajtojë në Uashington edhe temën e subvencioneve amerikane. “Ekonomia gjermane mezi pret vizitën e kancelarit në SHBA”, tha Peter Adrian, kreu i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

“Qeveria gjermane duhet të kërkojë me vendosmëri kushte të drejta për konkurrencë në negociata”, thotë ai. Qëllimi duhet të jetë përjashtimi i diskriminimit ndaj kompanive gjermane, duke pasur parasysh paketën e subvencioneve që bien ndesh me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Biden e premtoi këtë, por zbatimi i rregullave nga pala amerikane ka gracka.

Dhe sado që qeveria gjermane mirëpret angazhimin amerikan në ruajtjen e klimës: “Ka shumë njerëz në Berlin që janë vërtet të shqetësuar”, thotë shefja e GMF, David Wilp./DW

 

Etiketa: BidenOlaf Scholzuashington


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Berisha e akuzoi për vrasjen e Ravik Gurrës, Balla e padit në GJKKO: Akuza të paqena

Berisha e akuzoi për vrasjen e Ravik Gurrës, Balla e padit në GJKKO: Akuza të paqena

Mbreti Zog do kërceje me gruan e ambasadorit amerikan, në inagurimin e Legatës së SHBA-ve

Mbreti Zog do kërceje me gruan e ambasadorit amerikan, në inagurimin e Legatës së SHBA-ve

Video/Do të kryhej një krim i rëndë, sekuestrohet eksploziv i montuar, kapet 23-vjeçari

Video/Do të kryhej një krim i rëndë, sekuestrohet eksploziv i montuar, kapet 23-vjeçari
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}