Tajfuni Fanfone ka goditur Filipinet duke vrarë të paktën 13 persona, si dhe duke lënë gjurmë të mëdha shkatërrimi në vend. Stuhia me erëra deri në 190 kilometra në orë ka prekur disa ishuj, si dhe ka dëmtuar mijëra shtëpi, shkolla, spitale, dhe linjat e energjisë elektrike.
Dhjetëra qindra persona u evakuuan, ndërsa u pezulluan fluturimet në aeroporte dhe lëvizja në transport hekurudhor.
Tajfuni “Phanfone” i njohur ndryshe si Ursula ka zbarkuar në orët e vona të së martës, dhe është zgjeruar nëpër rajone të tjera në vijim. Ai ka përfshirë thuajse të njëjtat rajone që janë prekur nga tajfuni Haijan më 2013, stuhia më e fuqishme dhe vdekjeprurëse që ka goditur ndonjëherë vendin./Opinion.al