Pas dënimit me 3 vite e 4 miaj burg të ish-ministrit Saimir Tahiri, ka reaguar ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se institucionet gjyqësore duhet të vijojnë të demostrojnë që askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë nuk është mbi ligjin
“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”,-shkruan Kim./Opinion.al