Një gjyqtar vendoset direkt sot në shënjestrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai dha vendim dje për pezullimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe sot sulmohet ashpër, duke u quajtur si gjyqtari që liron kriminelët, gjyqtari i kapur politikisht, etj. Nga njëra anë mazhoranca flet për reformë në drejtësi për gjykata të pavarura nga ana tjetër sulmon publikisht një gjyqtar.
Bëhet fjalë për gjyqtarin Arian Aliaj për të cilin, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se “si ka mundësi që është në punë kur ka liruar vrasës e përdhunues”. Sulmi ndaj tij vjen nga Ministri Tahiri, një ditë pasi mediat pranë tij, si gazeta Dita, gazeta Tema dhe Shqiptarja.com shkruan kundër këtij gjyqtari. Sipas këtyre gazetave, gjyqtari në fjalë jo vetëm ka liruar përdhunues, por edhe ka dënuar babanë e Saimir Tahirit, Bashkim Tahiri.
A duhet të kishte denoncuar ministri Tahiri më parë këtë gjyqtar (nëse ka liruar kriminelë) përpara se ti cënohej interesi i tij, pezullimi i drejtorit të policisë?!