Dje Ilir Meta deklaroi se me 26 Qershor politikanët do të vihen në radhë për ti telefonuar Petrit Vasilit, ndërsa Tahiri ironizon duke thënë se fatet e Shqipërisë nuk varen nga partiçkat.
“’Nuk e di a e dëgjuat dje Ilir Metën kur tha se në datë 26 do vihen në radhë për të marrë në telefon Petrit Vasilin. Mesa kuptova ai donte të thoshte që te telefoni Petrit Vasilit do varet nëse Shqipëria do shkojë majtas apo djathtas. Ai ka të gjithë të drejtën të mendojë dhe të besojë që do ndodhë ashtu. Unë mendoj një gjë tjetër: te ai telefoni dhe te vota për LSI-në vështirësohet rruga jonë për Shqipërinë që duam. Vota për Partinë Socialiste i hap rrugën Shqipërisë që duam dhe besimit të qytetarëve se ky vend mund të bëhet një ditë’’, tha ndër të tjera kreu i PS-së në Tiranë.