Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tahiri”, provat e Greqisë dhe Italisë çuan në masën arrest shtëpie

2018/05/13 at 5:18 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tahiri”, provat e Greqisë dhe Italisë çuan në masën arrest shtëpie

Letërporositë e ardhura nga Greqia dhe Italia bënë që të ndryshonte masa e sigurisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është që prej tetorit të kaluar nën hetim. Në fillim të javës pritet që të apelohet masa e sigurisë arrest shtëpie dhëne të shtunën nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-deputetin Tahiri.

ABC News ka mësuar se kërkesa e Prokurorisë për Krimet e Rënda për caktimin e masës së sigurisë “arrest ne burg” ndaj Tahirit u bazua në prova të përcjella përmes letërporosive nga Greqia dhe Italia. Burime të ABC News bënë me dije se pala greke ka paraqitur saktësime në lidhje me hyrje daljet e Tahirit në shtetin grek, të personave që e kanë shoqëruar si edhe të automjetit të tij.

Ndërsa pala italiane ka paraqitur të dhëna shtesë të siguruara gjatë hetimit të dosjes “Habilaj”, për detaje që lidhen me ish-ministrin. Pas analizimit të të dhënave të vena në dispozicion të prokurorisë nga drejtësitë e vendeve fqinje dhe kryqëzimi i tyre me prova të siguruara gjatë hetimit në Shqipërim prokuroria vlerësoi të nevojshme caktimin e një mase shtrënguese.

Sipas burimeve, gjykata nuk ka pranuar masën “arrest në burg”, por atë të “arrestit shtëpiak” për shkak të mungesës së kushteve të flagrancës, rrezikshmërisë shoqërore, apo pamundësisë për të dëmtuar provat. Vendimi që izolon në banesën e tij Tahirin u firmos nga gjyqtarja e Krimeve, Liljana Baku, pasditen e së shtunës.

Në kërkesën e depozituar në gjykatë në orët e paradites së të shtunës, prokuroria kërkonte caktimin e masës “arrest në burg” për Tahirin, të dyshuar për akuzën e “trafikut të narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe të “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendore”. Por pas më shumë se 7 orë shqyrtimi të kërkesës dhe provave të paraqitura nga prokuroria, u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm.

Ndërkohë në fillim të javës pritet të ankimohet nga avokati i Tahirit vendimi i Gjykatës. Sipas mbrojtësit ligjor të zotit Tahiri, Maks Haxhia, në vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm nuk ka prova të reja, ndaj dhe vendimi kufizues do të ankimohet pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. /ABCNEWS

Ju sugjerojmë

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
Rajoni

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

7 Shtator, 2025 11:51 am
Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
Bota

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

7 Shtator, 2025 11:28 am
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
Bota

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

7 Shtator, 2025 10:46 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim
Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

7 Shtator, 2025 9:45 am
Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana
Kronikë

Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana

7 Shtator, 2025 9:25 am
27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu
Bota

27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

7 Shtator, 2025 9:05 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 7:42 am
Para
Promovon “Kurbanin”, Rama pritet me protesta në Itali

Promovon “Kurbanin”, Rama pritet me protesta në Itali

Jeni natyrë debatuese? Kjo mund të ketë lidhje me shenjën tuaj të horoskopit

Jeni natyrë debatuese? Kjo mund të ketë lidhje me shenjën tuaj të horoskopit

Pse duhet ta zëvendësojmë bukën e bardhë me atë integrale

ANALIZAT/ Dyshime të forta për cilësinë e bukës: Mashtrim me nivelin e proteinës

TE FUNDIT

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
7 Shtator, 2025

Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për...

Lexo më shumë

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
7 Shtator, 2025

Rreth 1,400 katolikë të veshur me veshje ylberi dhe me kryqe në dorë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e parë...

Lexo më shumë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
7 Shtator, 2025

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në...

Lexo më shumë

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
7 Shtator, 2025

Rusia ndërmori sulmin më të fuqishëm në kryeqytetin e Ukrainës që nga nisja e luftës. 805 dronë dhe 13 raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com