Ministri i Brendshme, Saimir Tahiri ka vizituar në spital efektivin e policisë së Laçit që është plagosur rëndë.
Ai është shprehur se Nikoll Gjergji është jashtë rrezikut të jetosi si dhe ai është plagosur në krye të detyrës.
Tahiri ka përgëzuar gjithashtu kolegët e tjerë të forcave të policisë për arrestimin e autorit.
“Nikolin Gjergji u plagos me arme ne krye te detyres, fatmiresisht pa rrezik per jeten. I uroj sherim te shpejte. Jemi te gjithe me te dhe familjen e tij.
Urime kolegeve te tij per arrestimin e autorit. Mori e do marri ate qe meriton, denimin me te ashper ligjor. #bravocuna” – ka shkruar Tahiri në Facebook.