Aktualitet

“Tahiri meriton çdo lëvdatë”, Bardhi nxjerr videon e Ramës: Është vetëm i pari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 05/02/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës, për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërsa publikon një video deklaratë të Kryeministrit Rama gjatë kohës që Tahiri ishte ministër, Bardhi shprehet se Tahiri është vetëm i pari në listën e atyre që do të përballen me drejtësinë.

“Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.  Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai. Ai kishte të gjithë informacionin nga institucionet shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Saimir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilët i siguronin vota. Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër por më e pakta do të ishte nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj. PD është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës”, shprehet Bardhi./Opinion.al

 

Pas