Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i ka dërguar një letër Sekretarit të përgjithshëm të Interpolit, në të cilën i kërkon autoriteteve francezë të anulojnë urdhër arrestin për Ramush Haradinajn.
Sipas Tahirit ky vendim cenon parimet e drejtësisë penale dhe të drejtat e njeriut.
“Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është një shkelje e hapur e të drejtës penale.”- shkruan Ministri duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Hagës e cila e shpallur të pafajshëm kreun e AAK-së.