Aktualitet

Tahiri kërkon pezullimin e dënimit: Po cënon interesat e mia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 21/04/22 |
Opi Nion

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, ka bërë kërkesë në Gjykatë për pezullimin e dënimit me burg.

Tahiri përmes avokatit të tij ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të GJKKO.

Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë ne kundershtim me ligjin dhe se kjo vuajte dënimi nuk mund të vijojë. Më tej në kërkesë shkruhet se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë ishte SPAK që iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë duke kërkuar cilësimin e veprës penale “trafik droge në kuadër të grupit strukturuar kriminal” për ish-ministrin e Brendshëm. Po ashtu SPAK kërkoi nga kjo gjykatë kthimin e dosjes sërish për rigjykim në Apel me një trupë të re gjyqtarësh.

 

Pas