VLORE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar ashpërsim të ligjit për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Sipas tij, armëmbajtja pa leje duhet të klasifikohet si vepër e rëndë penale. “Këtë ia kam kërkuar edhe ministrit të Drejtësisë”,tha Tahiri.
Ai foli edhe për reformën në drejtësi, duke u shprehur se ka shumë raste të personave të arrestuar nga policia dhe të liruar më tej nga gjykatat. Deklarata u bë nga Vlora, atje ku pati një takim me drejtues të policisë lokale.