Aktualitet

Tahiri, ish ministri i dytë që dënohet


               Publikuar në : 22:34 - 19/09/19 |
Al Do

Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Kjo e bën atë ish-ministrin e dytë të dënuar në Shqipërinë pluraliste.

I pari ish-ministër që u dënua ishte Spiro Ksera. Ai ishte ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale për katër vjet nga viti 2009 në 2013. Ksera u arrestua në 30 janar të 2016 dhe në 15 shtator po të atij viti u dënua me 1.8 vite burg për vjedhje fondesh.

Dënimi për Saimir Tahirin do të shkurtohet në 3.4 vite burg pasi ai pranoi gjykim të shkurtuar, por në konvertim sipas gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite.

Tahirit ashtu si dhe Kserës iu mohua edhe e drejta e marrjes së detyrave shtetërore dhe funksioneve publike për 5 vite. /Opinion.al

Pas