TIRANE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka emëruar Rebani Jaupin Zëvendësdrejtor të Policisë së Shtetit. Ai mbante detyrën e Drejtorit për Krimin Ekonomik. Po me urdhër të Ministrit Tahiri, Rebani Jaupit i jepet grada policore “Drejtues i Lartë”.
Sakaq në drejtor për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë emërohet Lutfi Minxhozi.