Saimir Tahiri e ka rimarrë pasaportën sot. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë duke i rikthyer pasaportën ish-ministrit Saimir Tahiri nën akuzë për drogë.
Pasaporta dhe karta e identitetit iu bllokuan ish-ministrit tre javë më parë pas kërkesës së prokurorisë, por pas apelimit vendimi u shfuqizua.
Kështu, Tahiri mund të lëvizë sërish lirshëm jashtë vendit.