Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar një valë kritikash nga kundërshtarët politikë. Në përgjigje të akuzave, Erdogan tha se avioni Boeing 747-8 ishte një “dhuratë” nga emiri Tamim Bin Hamad Bin Al Thani, duke hedhur poshtë pretendimet se avioni ishte blerë. Udhëheqësi turk u tha gazetarëve se Ankaraja kishte qenë e interesuar për ta blerë avionin, por Emiri këmbënguli ta ofronte atë si dhuratë. Erdogan pohoi gjithashtu se avioni i përkiste popullit të Turqisë dhe jo atij personalisht, duke shtuar se ai do ta përdorte avionin për udhëtimet e tij. Sipas njoftimeve, avioni ka disa salla konferencash madje edhe një spital funksional. Aeroplani i madh është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë. Presidenti turk e bëri të ditur çmimin prej 400 milionë dollarësh të avionit pasi u përball me pyetje lidhur me koston dhe kur një anëtar i partisë opozitare kërkoi hetim zyrtar për çështjen. Erdogan është vënë para kritikash në të kaluarën për ...