24 Kombëtare në Kampionatin Europian 2024, por asnjëra me vlerë të barabartë sa i përket financave.
Shqipëria e ka për herë të dytë pjesëmarrjen në kampionat europian dhe është një nga dy skuadrat më modeste të Euro 2024.
Këtë nuk e themi ne, por faqja e specializuar “Transfermarkt”, që ka publikuar renditjen e Kombëtareve në Euro 2024 se kush është më e pasura dhe kush kushton më pak.
Anglia renditet në vend të parë me vlerë prej 1.52 miliardë Euro, si Kombëtarja me vlerën më të madhe. Franca në vend të dytë me vlerë 1.23 miliardë Euro, Portugalia 1.05 miliardë Euro, Spanja 965 milionë Euro, Gjermania 831 milionë Euro, Holanda kushton 815 milionë Euro, kurse Italia 705 milionë Euro.
Renditja vijon me kombëtaret e tjera dhe mbyllet me Rumaninë në vend të fundit që kushton 92. 13 milionë Euro, ndërsa Shqipëria renditet në vend të parafundit me vlerë të përgjithshme 111.6 milionë Euro.