Kryesore

Tabaku:Pse u shkarkua Ahmetaj? Autoriteti i Dosjeve po përdoret për luftë politike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 28/07/22 |
Opi Nion

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një prononcim për mediat ka folur lidhur me ndryshimet e qeverisë dhe hapjen e dosjeve në vendin tonë.

Për shkarkimin e Ahmetaj, Tabaku ngriti pyetjen nëse ky vendim kishte të bënte me aferën e inceneratorëve. Ndërsa u shpreh se PS po e përdor Autoritetin e Dosjeve për luftë të brendshme politike.

Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë. E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”,-tha Tabaku.

Pas