Kryesore

Tabaku: Varfërimi i çdo familje shqiptare, vizioni ekonomik i Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 26/09/21 |
Opi Nion

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se është rritur kostoja e produkteve në vendin tonë prej taksave të larta dhe se ka rënë konsumi shqiptarëve për shkak të ardhurave të ulëta.

Përmes një postimi në “Fecebook”, Tabaku shkruan se “varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës”.

Më tej, demokratja shkruan se  një qeveri e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura për qytetarët.

“Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës. Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurrencës, përqendro ekonominë përmes oligarkisë. Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”,-shkruan Tabaku./ Opinion.al

Pas