Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku tregon katër arsyet pse të rinjtë sot po braktisin vendin

2018/05/29 at 7:35 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku tregon katër arsyet pse të rinjtë sot po braktisin vendin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaron se rinia shqiptare nuk ka të ardhme, pasi arsimi i lartë në vend është shndërruar në biznes personal të disa individëve që kanë paguar para për një ligj që është kundër të rinjve.


Përmes një shënimi në Facebook, Tabaku shkruan se të rinjtë janë pengje të një qeverie që pranon punësimin vetëm nëse angazhohesh në blerjen e votës apo nëse i thur lavde kryeministrit.

Ajo thekson se rinia shqiptare, sot, endet rrugëve të vendit, sepse nuk ka punë për ta, por vetëm për profesionistët e rilindjes.

Sipas saj, qeveria nuk i jep përgjigje shqetësimeve dhe problemeve të të rinjve, pasi për çdo ditë të vitit kryeministri është i angazhuar për të mbajtur në pushtet ministrat e tij që dalin të lidhur me krimin e organizuar apo me vjedhjen.

Shënimi i plotë:

Në vitin 2009 kur qeveria demokratike e PD i dha shansin shqiptarëve të udhëtonin pa viza, rinia kishte një shpresë dhe një tjetër vizion për veten dhe kombin. Sot, të rinjtë po largohen nga një vend që në pesë vite ka pasur vetëm një parim “mbjelljen me drogë të çdo parcele”.

Sot, të rinjtë nuk kanë më një ardhmëri sepse arsimi i lartë është kthyer në biznesin personal të disa individëve që kanë paguar para për një ligj që është kundër të rinjve.

Sot, të rinjtë janë pengje të një qeverie që pranon punësimin vetëm nëse angazhohesh në blerjen e votës apo nëse i thur lavde kryeministrit.

Sot, të rinjtë ende rrugëve të Shqipërisë sepse nuk ka punë për ta por për profesionistët e rilindjes.

Sot, të rinjtë jashtë Tiranës; të rinjtë në Elbasan, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Korçë janë skllevër të kampeve të drogës dhe të fortëve lokalë. E kanë lidhur jetën me drogën dhe i shërbjnë zotërinjve lokal për mbjellje, magazinim dhe shitje. Jo më larg se disa ditë më parë disa të rinj u kapën në Tiranë duke shpërndarë heroinë.

Kjo është gjendja kritike që kjo qeveri ka vendosur çdo të ri dhe çdo shqiptar.

Pretendojnë të na integrojnë në BE. Po si do të na integrojnë duke larguar çdo të ri nga Shqipëria? Si mendon qeveria të na integrojë duke krijuar një kartel të madh droge të drejtuar nga kryeministri?

Kjo qeveri nuk i jep dot përgjigje shqetësimeve dhe problemeve të të rinjve pasi për çdo ditë të vitit ai është i angazhuar për të mbajtur në pushtet ministrat e tij që dalin të lidhur me krimin e organizuar apo me vjedhjen.

Një qeveri që është e angahuar për të shpëtuar ish ministrin e brendshëm Tahiri nga burgu me të gjitha mjetet nuk mund të mendojë të hapë vende pune për të rinjtë.

Një kryeministër i angazhuar të mbrojë deri në skaj ministrin Xhafaj dhe të prodhojë gënjeshtra përditë nuk mund të merret me zgjidhjen e problemit të arsimit tuaj.

Një kryeministër i përfshirë në të gjitha aferat e pista të ministrave, drejtorëve dhe shtetit të drogës që ka ngritur nuk mund të ketë vizionin e të rinjve dhe as të punojë për ju.

Ne jemi këtu për të dhënë mesazhin se jo vetëm të rinjtë vazhdojnë ta duan edhe të luftojnë për këtë vend, për të ardhmen tonë por mbi të gjitha për t’i propozuar çdo të riu tjetër që nuk është këtu një alternativë që është më e mirë, më e ndershme dhe më pranë nevojave të tyre.

Nga këtu nis e ardhmja për një vend që nuk do të gjunjëzohet, dorëzohet dhe robërohet përballë një qeverie që jeton nga droga, merr frymë nga droga dhe me shumë mundësi do të shuhet nga droga.

Etiketa: arsimi i lartee ardhmja e te rinjvekryeministriligjitabaku


Ju sugjerojmë

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

30 Shtator, 2025 12:07 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë
Aktualitet

Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

29 Shtator, 2025 7:11 pm
Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti
Aktualitet

Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti

29 Shtator, 2025 5:58 pm
Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë
Aktualitet

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

29 Shtator, 2025 3:37 pm
Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
Aktualitet

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

29 Shtator, 2025 12:18 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Para
Kapet me paratë e trafikantëve, ish-lojtari i Skënderbeut përfundon në burg

Kapet me paratë e trafikantëve, ish-lojtari i Skënderbeut përfundon në burg

Për Trump, sfidat nga Kina po shumëfishohen!

Për Trump, sfidat nga Kina po shumëfishohen!

Prej shekujsh nuset mbajnë një buqetë me lule në dasmën e tyre, e dini pse?

Mësojeni njëherë e mirë, kjo është mosha ideale për t’u martuar
















TE FUNDIT

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
1 Tetor, 2025

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim në Presidencë me presidentin...

Lexo më shumë

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
1 Tetor, 2025

Në Greqi është në fuqi nga 2024 java me gjashtë ditë pune. Tani pritet të pasojë edhe rregullorja për ditën...

Lexo më shumë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
1 Tetor, 2025

Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit...

Lexo më shumë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
1 Tetor, 2025

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com