Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Të mbrojmë Shqipërinë nga vendet jo miqësore, propozimi ligjor në shërbim të sigurisë kombëtare dhe klimës së biznesit

2024/10/12 at 4:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Të mbrojmë Shqipërinë nga vendet jo miqësore, propozimi ligjor në shërbim të sigurisë kombëtare dhe klimës së biznesit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka prezantuar një ligj të ri për kontrollin dhe filtrimin e investimeve të huaja në Shqipëri, me qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Sipas Tabakut, ky mekanizëm synon të parandalojë investimet nga vendet jo miqësore, të cilat mund të kenë motive të rrezikshme për ekonominë dhe stabilitetin e vendit.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj burimeve të investimeve që hyjnë në vendin tonë. Ka ardhur koha të vendosim standarde të larta dhe të sigurojmë që çdo investim që hyn në Shqipëri të jetë në përputhje me interesat tona kombëtare,” -deklaroi Tabaku në një video të postuar në rrjetet sociale.

Situata aktuale gjeopolitike dhe një kërkesë e shtuar nga partnerët ndërkombëtarë për përmirësimin e klimës së biznesit kanë ndikuar në nismën ligjore të Tabakut. “Kemi marrë sinjale të qarta nga partnerët tanë ndërkombëtarë se është koha për të ndërmarrë hapa konkrete për të mbrojtur klimën e biznesit dhe sigurinë kombëtare,” shtoi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.

Ky ligj do të ofrojë një mekanizëm të fortë për të filtruar investimet e huaja dhe për të siguruar që Shqipëria të përfitojë nga investimet serioze perëndimore, duke mbrojtur sigurinë kombëtare nga çdo lloj ndikimi të padëshiruar. “Ne duam të sigurojmë që çdo investim i huaj të jetë transparent dhe të përmbushë standardet europiane që Shqipëria synon të arrijë,” theksoi Tabaku.

Tabaku ka propozuar në vijimësi ndryshime ligjore me synim forcimin e klimës së biznesit dhe kontrollin ndaj investimeve të huaja. Sipas saj, ky legjislacion i ri do të ndihmojë në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për bizneset serioze, duke i larguar investimet që vijnë nga vendet jo miqësore apo që sjellin rrezik për sigurinë e vendit.

“Ky mekanizëm do të jetë një shtyllë e rëndësishme në sigurimin e një klime të shëndetshme biznesi në Shqipëri, ku investitorët e ndershëm do të mund të operojnë pa pengesa dhe pa korrupsion,” tha Tabaku, duke shtuar se transparenca dhe llogaridhënia janë kyçe për të garantuar suksesin e këtij legjislacioni.

Ajo argumenton se ky ligj është kundër investimeve të paqëndrueshme dhe të rrezikshme, duke nënvizuar nevojën për investitorë seriozë dhe të qëndrueshëm që do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës për shqiptarët.

“Investimet e huaja që vijnë në Shqipëri ndikojnë në dy elemente. Së pari, ndikojnë në cilësinë e punës, të tregut dhe të vlerave perëndimore që sjellin. Por nga ana tjetër, ndikojnë edhe në klimën dhe ambientin që ndikon në rritjen e investimeve cilësore.

Investimet e huaja kanë qenë një burim për të tërhequr para të krimit, korrupsionit, kanë shërbyer për pastrim parash  dhe kanë qenë një burim që kanë tërhequr para nga vendet e treta jo miqësore. Për këtë arsye ndodhemi në një situatë kritike.

Së pari, për të hapur tregun ndaj normave europiane, standardeve europiane por edhe investimeve perëndimore, dhe së dyti për të ndaluar çdo influencë jo miqësore në investimet e huaja.

Për këtë arsye kam prezantuar një legjislacion që ngre mekanizëm për të analizuar të gjitha investimet e huaja dhe për të krijuar një atmosferë miqësore për sa i përket biznesit dhe klimës së biznesit.

Sot, Shqipëria ka nevojë që ta hapë tregun. Ta hapë ndaj perëndimit, ndaj atyre bizneseve serioze që nuk kanë nevojë t’i trokasin në derë një politikani, por të vijnë këtu e të akomodojnë në punë shqiptarët që sot fatkeqësisht po largohen.

Ky mekanizëm dhe ky ligj i ri për mekanizmin e “screening” të investimeve të huaja do t’i bëjë mirë edhe biznesit vendas, standardeve të tyre, por nga ana tjetër do të hapë një potencial të ri për investime të huaja që deri më sot nuk ka ekzistuar, të cilit i është marrë fryma prej vendimeve korruptive që qeveria ka marrë në 11 vitet e fundit.”

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Tjetër fitore në transfertë, Kosova merr vendin e dytë, Zhegrova justifikon rikthimin

Tjetër fitore në transfertë, Kosova merr vendin e dytë, Zhegrova justifikon rikthimin

“Ndaloni ndihmat për Ukrainën”, kreu i Kongresit amerikan: Nëse Trump fiton, lufta merr fund

“Ndaloni ndihmat për Ukrainën”, kreu i Kongresit amerikan: Nëse Trump fiton, lufta merr fund

Banorët e Floridës rikthehen në shtëpitë e përmbytura nga uragani Milton

Banorët e Floridës rikthehen në shtëpitë e përmbytura nga uragani Milton

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com