Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku replikon në distancë: Ligji i ri me emrin “Bast Arena”

2018/10/23 at 11:29 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: DASH e konfirmon, ‘ndërtimi dhe resortet’ sektori ku pastrohen paratë në Shqipëri

Opozita ka bojkotuar punimet e parlamentit që prej shtatorit. Në këto kushte n/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka replikuar në distancë teksa në komision votohet pr/ligji për mbylljen e lojërave të fatit. Ajo thotë se po krijohet një monopol i ri. “Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emrin “Bast Arena” dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligjet”, shkruan Tabaku në facebook.

Statusi i plotë i saj

Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike:

– Ata sollën në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale.

– Janë ata që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prdhuan marrëzinë e basteve pafund.

– Janë të njëjtë me mazhorancës që nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi.

– Janë të njëjtë me mazhorancën dhe kryeministrin që votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan.

– Nën këtë kryeministër u dhjetëfishuan pikat e basteve në kundërshtim me çdo normë ligjore.

– Nën këtë mazhorancë u dha me koncesion tek kompania e lidhur me vëllain e kryeministrit Sistemi i Monitorimit Online të cilin po e shfrytëzon për të vjelur paratë publike.

– Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve.

Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit. Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve. Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emrin “Bast Arena” dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligjet.

Etiketa: lojerat e fatittabaku

Ju sugjerojmë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Para
FOTO/ Përplasja në Bllok, ja çfarë ndodhi në gjykatë me Redi Popeskun

FOTO/ Përplasja në Bllok, ja çfarë ndodhi në gjykatë me Redi Popeskun

Ja cili qytet shqiptar shpenzon më shumë nëpër restorante

Ja cili qytet shqiptar shpenzon më shumë nëpër restorante

Reagon Olta Gixhari pas akuzave se është paguar nga qeveria greke

Reagon Olta Gixhari pas akuzave se është paguar nga qeveria greke

TE FUNDIT

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të...

Lexo më shumë

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
18 Dhjetor, 2025

Futbollisti Mario Pineida (33 vjeç) u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, tha ekipi i tij. Guayaquil është bërë një...

Lexo më shumë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com