Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku replikon me Ahmetajn: Eurobondi është borxh!

2018/10/03 at 12:37 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi mbyll punimet pa dekretin e Metës, Tabaku: Kjo është tërheqje e qeverisë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar ndaj ministrit të Financave, i cili tha se eurobond “është instrument rifinancimi” dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik.


Më poshtë Tabaku rendit të gjitha faktet se eurobondi është borxh i ri, që qeveria ka marrë për të shlyer borxhet e vjetra.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut

Deklarata e Ahmetaj dje vinte nga tregu i zarzavateve ndërsa fliste për borxhin e shqiptarëve. Por mbase vinte prej aty sepse nuk mund të kuptonte atë çfarë po ndodh apo bënte lojën. Mungesa e argumentit të detyron të shfrysh me një gjuhë të padenjë për postin!

Eurobondi është borxh! Nëse ministri e ka të vështirë ta kuptojë mundet fare mirë të marrë mësime nga më të vjetrit dhe specialistët që kanë studiuar për ekonomi! Krahasimi i normës së interesit sot me atë përpara dy vitesh, kur kushtet ishin të ndryshme dhe për më tepër kur afati maturimit të Eurobondit ishte i ndryshëm nga i sotmi, është t’i mendosh shqiptarët budallenj (është me të vërtetë të krahasosh zarzavatet).

Nëse ka një vend për krahasim ky është krahasimi me vendet fqinje, në kohët e sotme. Fjala vjen, Maqedonia arriti të marrë një Eurobond në fillim të këtij viti me një normë interesi rreth 1 pikë përqindje më të ulët(2.75 %), me investitorët e huaj që ishin të gatshëm të blinin rreth tre herë më shumë se sa ofruan për Shqipërinë. Mali i Zi gjithashtu mori një Eurobond të njëjtë me normë interesi 3.37%. Shqipëria e ministrit Ahmetaj me plot krenari e mori borxhin me normë më të lartë interesi se të dy vendet, me 3.55% dhe pastaj ministri u fry paturpësisht gjithë krenari.

Përse investitorët kreditorë ishin më të interesuar për Maqedoninë se sa për Shqipërinë? Situata ekonomike dhe perspektiva e vendit në përgjithësi dhe borxhi i jashtëm në veçanti, i cili në vetëm pesë vite kërceu nga 63% e PBB-së në 72% të PBB-së sipas FMN, por në fakt rilindi deri në 83%, duke përfshirë dhe PPP-të. Një investitor është i gatshëm të japë më shumë para në një ekonomi që ka investimet të huaja se sa në Shqipërinë e PPP-ve monopolistike, ku biznese të huaja ankohen për gara të manipuluara.

Çfarë u mbajt e fshehtë?

Por pjesën më interesante të procedurës së djeshme as Rama dhe as Ahmetaj nuk e shpjeguan. Donin t’ia mbanin të fshehtë shqiptarëve.

Ditën e djeshme qeveria si pjesë e operacionit të Eurobondit ka realizuar dhe një buyback (blerje të borxhit të vjetër të vetes) për të rritur kuotat në treg. Buyback u ble me çmim 109.75, në një kohë kur çmimi ishte me rënie prej 6 muajsh. Nqs do të priteshin të maturoheshin këto fonde kosto do të ishte 224.1 mln euro. Por qeveria nxitoi dhe riblerja na kushtoi sot 235.7 mln (219.5 plus 17.1 interesa në 2 vjet e 1 muaj). Pra një humbje për shqiptarët që kap vlerën e 11.6 mln euro, para që u paguan vetëm që ministri të ketë në dorë 300 milionë euro të tjera për t’i përdorur për PPP-të.

Prandaj nuk ka asnjë gëzim sot se keni marrë borxh të ri për të shlyer borxhin! Sepse normat në treg janë më të ulëta kjo nuk është as për meritë tënden as të qeverisë. E vetmja meritë që të takon është ajo që vetë përmend, e morëm me kosto më të lartë sepse kemi borxhin më të lartë pa bërë asnjë, po asnjë punë publike!



Ju sugjerojmë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për protestën: Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës

17 Qershor, 2026 12:30 pm
Berisha: Droga po shpopullon vendin, vetëm një grup fitoi 6-7 miliardë euro
Kryesore

Berisha: Droga po shpopullon vendin, vetëm një grup fitoi 6-7 miliardë euro

17 Qershor, 2026 12:15 pm
Protesta, Berisha: Studentëve u bëhet presion për provimet
Kryesore

Protesta, Berisha: Studentëve u bëhet presion për provimet

17 Qershor, 2026 12:13 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…

17 Qershor, 2026 11:36 am
Financimi i Partive, Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin
Politikë

Financimi i Partive, Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin

17 Qershor, 2026 10:58 am
“Irani luftë hibride Shqipërisë”, Rama: Sulmet kibernetike janë problem…
Kryesore

“Irani luftë hibride Shqipërisë”, Rama: Sulmet kibernetike janë problem…

17 Qershor, 2026 9:03 am
Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
Kronikë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

17 Qershor, 2026 8:26 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

17 Qershor, 2026 7:58 am
Para
Pse po divorcohen shqiptarët? Ja sa shumë janë shtuar rastet

Pse po divorcohen shqiptarët? Ja sa shumë janë shtuar rastet

Pasi u rrahën nxënësit, bashkia jep 700 mijë lekë për shkollën e Mengelit

Pasi u rrahën nxënësit, bashkia jep 700 mijë lekë për shkollën e Mengelit

Mësoni ç’ndodh me trupin tonë kur nuk konsumojmë pije me gaz

Mësoni ç'ndodh me trupin tonë kur nuk konsumojmë pije me gaz
















TE FUNDIT

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
17 Qershor, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar raste të mesazheve dhe komunikimeve në rrjetet sociale që, sipas tij, përbëjnë...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
17 Qershor, 2026

Forcat izraelite raportohet të kenë kryer sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht kritikave të reja nga presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
17 Qershor, 2026

Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me...

Lexo më shumë

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka në samitin e G7 në Evian, kur ishte rreth një orë me vonesë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}