Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia humbet 1 miliard euro

2020/12/28 at 10:06 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia humbet 1 miliard euro

Partia Demokratike ka hedhur akuza në lidhje me situatën ekonomike në vend. Ish-deputetja, Jorida Tabaku shprehet në një postim në  “Facebook” se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19.

Teksa iu referohet të dhënave të INSTAT, Tabaku shkruan se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së dhe se ekonomia shqiptare ka një rënie prej 130 milionë eurosh në 3-mujorin e tretë të vitit.

Më tej, ish-deputetja shprehet se buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët, pasi sipas saj, kjo qeveri po ndihmon oligarkët duke iu dhënë 120 milionë euro për PPP.

Postimi i Tabakut:

Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia shqiptare humbet 1 mld euro! Rama dështoi në menaxhimin e dy krizave të mëdha të këtij viti. Qeveria dështoi t’i përgjigjej në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti, dështoi dhe të siguronte ndihmën e duhur njerëzore dhe ekonomike ndaj biznesit dhe qytetarëve përgjatë pandemisë.

Rezultati është 1 mld euro rënie në GDP-në e vendit dhe një krizë e madhe në ekonominë dhe rritje të papunësisë. INSTAT raporton se rënia ekonomike në vend për 3 mujorin e tretë është 130 mln euro ndërsa Produkti Brendshëm bruto, pra çfarë prodhon e gjithë ekonomia jonë, është kontraktuar me 3.3%. Parashikimet flasin se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së.

Buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre. Ndërkohë që në këtë kohë krize ku janë humbur nga ekonomia 1 mld euro qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit.

Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie jemi ne, qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Ne, Partia Demokratike, do të sjellin ndryshim dhe një shpresë të re për Shqipërinë./ Opinion.al

Etiketa: buxhetiekonomiajorida tabaku

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Varianti i ri i COVID-19, Fauci: Nuk është aq i frikshëm sa mendohet

Varianti i ri i COVID-19, Fauci: Nuk është aq i frikshëm sa mendohet

Nisin hetimet për hyrjen e vaksinave anti-COVID në veri të Kosovës

Nisin hetimet për hyrjen e vaksinave anti-COVID në veri të Kosovës

Braçe 2 vite zv.kryeministër: E bëj punën me zemër, shpresoj mos kem…

Braçe 2 vite zv.kryeministër: E bëj punën me zemër, shpresoj mos kem...

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com