Kryesore

Tabaku: Qeveria dha 18.6 mln euro për kompani, persona nën hetim nga prokuroria



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 30/06/22 |
Opi Nion

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë, ka folur për aktin normativ që u jep kompensim kompanive që ndërtojnë vepra publike.

Deputetja Tabaku hodhi akuza të forta ndaj qeverisë teksa tha se ka dhënë “18.6 milionë euro nga paratë e rindërtimit për kompani, persona që janë nën hetim nga prokuroria”.

“Kanë bërë një akt ligjor të paligjshëm që duhej ta kalonin në procedurë normale, ka hyrë në fuqi ndërkohë që kanë filluar ti paguajë këto kompani. Vonesa në përfundimin e veprave shoqërohet me penalitete. Me këtë akt po amnistojnë kompanitë që kanë pasur vonesa në punime. Në Shijak duhet të ishin ndërtuar 212 janë ndërtuar vetëm 15% e vlerës. Po i amniston këto, po i japin 80 mln euro që s’kanë bërë punën. Në Vorë 70 apartamente nga 405, po i japin 80 mln euro, po i amnistojnë se nuk kanë bërë punën. Kaq e gjithë bashkë është e gjitha paketa që ka ardhur në ndihmë të ekonomisë.

Kanë lidhje me qeverinë, kam denoncuar tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, shtesat te rruga e Arbrit. Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronar persona në kërkim, persona të hetuar gjykuar për trafik ndërkombëtar droge. 18.6 mln euro janë dhënë për kompani persona që janë nën hetim nga prokuroria” dhe se me këtë akt normativ “kujdeset t’u sigurojë fitime që mos t’u mungojnë të ardhurat që çmimet e rritura t’ua kompensojë”. Akt në shërbim të oligarkëve.  Oligarkët paguajnë qeverinë për të kaluar akte. Kjo është kapja e shtetit, kompani kërkojnë mbështetje e sjellin këtu rritje buxheti për to. Bëjmë një akt qytetar nëse në votojmë kundër të këtij akti”, tha Tabaku.

Pas